E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia kufitare ndalon 19 emigrantë të huaj

GJIROKASTËR- 19 emigrantë të huaj u ndaluan në mëngjesin e sotëm nga policia kufitare e Gjirokastrës.

"Emigrantët nga Eritrea dhe Pakistani u ndaluan 3 kilometra larg Gjirokastrës, pranë lumit Drino”,- theksoi policia.

"Emigrantët po udhëtonin në fshehtësi, por u diktuan nga policia kufitare",- bënë të ditur burimet zyrtare të policisë.

Gjatë 8-mujorit të këtij viti policia kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar mbi 490 emigrantë të huaj, të ardhur nga Greqia, me synim për të kaluar në vendet e Europës Perëndimore.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›