Premtimet e para te ministrave te PS dhe LSI
Ministrat e dekretuar te kabinetit qeveritar te koalicionit te majte, kane bere dje prezantimet e pare te premtimeve qe do te realizojne pas marrjes se detyres. Edhe pse seanca e djeshme ishte parashikuar te kishte nje numer te madh pyetjesh drejtuar ministrave nga ana e deputeteve, ne sekretarine e Kuvendit jane dorezuar vetem 26 pyetje per 21 anetaret e kabinetit qeveritar. Perfaqesuesit e Partise Demokratike nuk kane bere asnje pyetje per ministrat e dekretuar te koalicionit PS-LSI. Ndersa numri me i madh pyetjeve eshte bere nga deputetet e Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, Gledion Rahovica e Vangjel Tavo, Perparim Spahiu dhe deputeti i PS-se, Agorn Cela. Shumica e pyetjeve kane pasur natyre lokale, per infrastrukture dhe projekte ne zonat ku deputetet jane zgjedhur me 23 qershor. Ministri i dekretuar i Shendetesise, Ilir Beqaj ka premtuar se “brenda 100 diteve territoret spitalore dhe ambulatore” do te lirohen nga aktivitetet private. Lidhur me faturen financiare te sherbimit shendetesor, Beqaj tha se sherbimi kombetar shendetesor te jete paguesi i vetem i kujdesit shendetesor. Ndersa ministri i dekretuar i Financave, Shkelqim Cani u shpreh se do te punohet per rikujtimin e te gjitha faturave te pashlyera nga qeveria e meparshme. “Do te bejme te gjitha perpjekjet per t’i dhene prioritet te shlyerjes se detyrimeve perpunime, sherbime apo angazhime te marra dhe te pashlyera ne kohe”,- tha Cani. Ministri i dekretuar Damian Gjiknuri, permendi ne fjalen e tij berjen e transparencen per privatizimin e Albpetrol, por pa dhene detaje ne menyren sesi do te arrihet kjo. Detaje me plota per ndryshimet qe do te ndodhin ne Ministrine e Brendshme ka dhene Saimir Tahiri. Ai foli per ristrukturimin e sektoreve te policise dhe ndeshkime te ashpra kunder korrupsionit.
Premtimet e ministrave te dekretuar dje ne Kuvend
Ilir Beqaj, minister i Shendetesise
Brenda 100 diteve territoret spitalore dhe ambulatore t’i clirojme nga aktivitetet private qe nuk kane lidhje me shendetesine.
Sherbimi Kombetar Shendetesor te jete paguesi i vetem i kujdesit shendetesor.
Shkelqim Cani, minister i Financave
Do te ngrihet dega e sigurimeve shoqerore ne qytetin e Lushnjes.
Do te likuidojme faturat e zhdemtimeve te popullsise te goditur nga permbytjet.
Do te bejme te gjitha perpjekjet per t’i dhene prioritet te shlyerjes se detyrimeve perpunime, sherbime apo angazhime te marra dhe te pashlyera ne kohe.
Damian Gjiknuri, minister i Energjise dhe Industrise
Do te ushtrojme trysni pozitive, tek Enti Rregullator i Energjise per furnizimin me energji.
Kthim i “Albpetrol” ne eficensen e nevojshme. Transparence per privatizimin.
Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Do te rrisim numrin e turisteve dhe kohen e qendrimit te tyre ne Shqiperi.
Vendosja e Moratoriumit per ndalimin e ndertimeve pa leje.
Saimir Tahiri, minister i Brendshem
Do rivendosim rendin dhe qetesine publike.
Do themelojme Byrone Kombetare te Hetimit, ku do te permbledhim funksionet themelore te Policise se Shtetit ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafikut.
Do te luftojme pa asnje kompromis kunder trafikut te qenieve njerezore dhe narkotikeve.
Lufte kunder mafies, emergjence kombetare. Sfida me e veshtire mbetet lufta me mafien ekonomike/financiare. Behet fjale per biznese super te medha, per presion financiar spektakolar.
Do zbrazim zyrat dhe do cojme policine afer qytetarit. Do riformatojme strukturen per ta rikthyer Policine e Shtetit ne terren, afer njerezve, afer problemeve dhe cilesisht me mire ne sherbimin ndaj sigurise se jetes, shendetit dhe prones se qytetareve.
Trajtim financiar dhe mbeshtetje logjistike per punonjesit e Policise se Shtetit.
Do marrim masa radikale ndaj armembajtjes duke e konsideruar armikun numer nje te sigurise publike.
Policia e Shtetit nuk do njohe me asnje lloj imuniteti, asnje lloj te forti apo te paprekshmit.
Akademia e Policise do ristrukturohet ne kohezgjatje dhe kurrikula bashke me ndihmen e partnereve nderkombetare.
Do te garantojme brenda mandatit te pare strehimin e te gjitha familjeve, punesim per te gjitha grate dhe perkujdesje per arsimin e te gjithe femijeve jetime te policeve te vrare ne krye te detyres.
Klajda Gjosha, ministre e Integrimit Europian
Do te ngrihet nje Komitet Kombetar i Integrimit, me pjesemarrjen e nje sere aktoreve dhe eksperteve ne fushen e integrimit evropian.
Ministria e Integrimit do te luaje nje rol kyc koordinues ne qeveri, opoziten, shoqerine civile dhe qytetareve shqiptare dhe me tej do te jete zeri i tyre ne Bashkimin Evropian.
Ne do te planifikojme dhe implementojme me kujdesin me te madh me nje vizion largpames te gjitha projektet IPA.
Bashkepunim te vecante me qeverine e Kosoves per persosjen e procesit te integrimit si dhe bashkepunim per perkthimin e perbashket te “Acquis”.
Edmond Haxhinasto, ministri i Transporteve
Prioritet, persa i takon sektorit te infrastruktures, do te jete perfundimi i te gjithe veprave qe nuk jane perfunduar akoma.
Ne programin tone ne kemi parashikuar ridimensionimin e porteve, por gjithashtu edhe ndarjen e puneve te porteve per t’i profilizuar.
Drejtoria e Patentave do te vendoset ne Lushnje.
Eshte prioritet absolut ndertimi i Rruges se Arbrit dhe rruget per Lushnje – Berat dhe Fier-Berat.
Do te vendosim nje partneritet te ri me biznesin.
Edmond Panariti, ministri i Bujqesise, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujerave
Politikat e Ministrise se Bujqesise do te jene te orientuara kryesisht ne mundesimin e daljes sa me shpejt te daljes se prodhimi ne treg.
Investimet ne sistemin e kanalizimeve dhe te kullimit do te jene prioritet i Ministrise.
Do te bejme rajonalizimin e kultivuesve, duke marre parasysh natyrisht kushtet mikroklimatike te rajoneve te caktuara dhe traditen e prodhimit ne keto vende.
Marrja e masave urgjente per riparimin e kolektoreve, hidroforeve, kanaleve te kullimit ne pikat kritike.