Kodi i Mireqeverisjes Nga Edi Rama, Kryeminister i mandatuar i Shqiperise
Ky nuk quhet kodi i heshtjes, po Kodi i Mireqeverisjes, qe duam t’i japim shqiptareve, duke filluar qe nga vendosja e premtuar e standardeve europiane te degjimi te opozites dhe te komunikimit me publikun dhe me opoziten, pa asnje dyshim. Cdo dite te re, Shqiperia do te hyje ne kete bote te re, sepse shumica e re do ta respektoje perdite kete kod
Ne paraqitjen time te programit te qeverise se “Aleances per Shqiperine Europiane”, i thashe Kuvendit se ka perenduar nje kohe e vjeter dhe ka filluar nje kohe e re, ne radhe te pare ne kete Kuvend. Sot po e marr kete fjale me nje prove te ndryshimit qe ka ndodhur. Nuk dyshoj, se te gjitheve ju kujtohej koha, jo shume e larget, kur ky Kuvend behej skena e nderhyrjeve pa vend, pa orar, pa kriter dhe as karar antiopozitar e kryeministrit, qe kapte mikrofonin pasi fliste nje deputet i opozites.
E pra, pas ketij diskutimi, gjysme maratone per programin e qeverise sone, qe ndoqa fund e krye pa levizur qe ketej, asnje minute s’ia mora ketij Kuvendi per t’u marre kohe diskutanteve, jo e jo, po per te share sipas tradites, nje deputet te opozites edhe pse degjova jo pak fjale te pagdhendura ne adresen time apo jo pak fjalime te pakalueshme ne siten etike ne adresen e qeverise. Perkundrazi kam shenuar me dhjetera flete me cka kam arritur te degjoj dhe aq sa kam arritur te kuptoj, ashtu si gjithe ministrat, nga gjithcka u mundua te thoshte deri tani opozita mbi programin e qeverise. Ky nuk quhet kodi i heshtjes, po Kodi i Mireqeverisjes, qe duam t’i japim shqiptareve, duke filluar qe nga vendosja e premtuar e standardeve europiane te degjimi te opozites dhe te komunikimit me publikun dhe me opoziten, pa asnje dyshim. Cdo dite te re, Shqiperia do te hyje ne kete bote te re, sepse shumica e re do ta respektoje perdite kete kod.
Ju iket nga salla pa e degjuar paraqitjen time te programit te qeverise, fatmiresisht jo te gjithe dhe gjej ketu rastin t’i falenderoj ata qe nuk e ndoqen ate vije te kerrusur sjelljeje. Iket duke share e dhe bertitur. Dhe, vijuat jashte duke u ankuar para popullit per gjuhen e urrejtjes dhe te dhunes se opozites, por permbajtja e fjaleve qe degjuat sot e mot nga une ne kete salle nuk ka te beje as me urrejtjen ndaj jush e as me dhunen mbi ju. Permbajtja e fjaleve te mia eshte e verteta ime, mbi te shkuaren, te sotmen e te ardhmen. Une nuk jam zgjedhur qe t’u pelqej juve kur flas, largqofte. As idete apo mendimet e mia te gezojne medoemos pelqimin tuaj dhe as qe qeveria qe une drejtoj t’i ngjaje qeverise suaj, mos o Zot, qe e coi Shqiperine ne drejtim te gabuar dhe pikerisht per kete mori ndeshkimin shembullor jo nga ne, por nga ata qe u bene 1 milione. E, qe njesoj si ne ate marsin e lavdishem, patjeter, te historise sone te 92-shit vendosen pikerisht, sepse sic e provuat deri tani meritoni te rrini aty dhe jo te qendroni ketu.
Kam 15 vjet qe ju ndjek pa mundesi prezence dhe as te drejte replike ne kete salle, ku besoj se emrin tim gjithe keto mure do ta mbajne mend perjetesisht per aq shume sa e keni pergojuar, cenuar, perbaltur. Personalisht, me fis e me fare. Por degjojeni dhe mbajeni mend mire se cfare do t’ju them sot;
Jo vetem kur mora fjalen per here te pare ne kete Kuvend, seancen e shkuar, por per aq vite sa detyra do ma kerkoje te marr fjalen ne kete salle, personalja, fisi dhe fara e kundershtarit s’kane qene dhe s’do te jene ndonjehere pjese e permbajtjes se fjales sime. Por ama, nga ana tjeter, sa me pare ta fshini nga mendja iluzionin se une do t’ju kursej ne kete foltore per te paberat e lebetitshme qe ka bere keqqeverisja juaj, aq me te lehte do ta keni te ngjiteni ne nivelin e minimumit jetik te miresjelljes mes njerezve, ketu, ne mes te Europes, dhe padyshim do t’u afroheni me shume interesave te vendit dhe te zgjedhesve tuaj me te cilat jeni shume larg ne kete zanafille te jetes suaj opozitare. Sidoqofte ne te gjitha rastet sjellja juaj eshte zgjedhja juaj. Opozita e sotme eshte e lire te mos nxjerre mesime nga obobobo c’i pane syte ne kutite e votimit. Ne kemi detyren qe cdo hap ta hedhim duke mesuar nga libri i trashe i arsyeve qe e cuan ne opozite qeverine e vjeter. Ne kujen qe vute pasi dolet nga salla iu ankuat publikut se nuk e kishit marre programin. E genjyet. Se nuk ishte e vertete. Pastaj ju betuat se qeverise se 1 prillit do t’ia vinit shpatullat ne mur me pyetjet tuaja. E genjyet per te dyten here. Megjithese nuk ishte 1 prill, pardje. Sepse nuk bete asnje pyetje. Dhe pastaj per ore e ore, te tera, deri tani i thate cnuk i thate qeverise, por programit te qeverise dhe per programin e qeverise asgje nuk thate. E genjyet per te treten here. Por kete radhe sepse nuk keni faj. Nuk keni faj sepse nuk e dini, ose te pakten e keni harruar, ka kohe, se c’eshte nje program qeverie qe i paraqitet Kuvendit per votebesim.