Gjirokaster policia ndalon 26 shtetas te huaj nga Eritrea Pakistani dhe Maroku

Fluks klandestinesh po dynden ne kufirin shqiptar nga Greqia.
Me te fundit te kapur nga policia e Gjirokastres, eshte grupi prej 26 personash nga Eritrea,Pakistani dhe Maroku.
Ata hyjne ne territorin tone nepermjet kufirit te gjelbert me shetin grek.
Klandestinët nga Shqipëria tentojne Malin e Zi, e me tej per te levizur në vendet e Bashkimit Europian.
Me autobuzat të linjave Athinë –Janine e me pas me linjen e autobuzave Janine –Kakavije, mberrijnë ne kufi me Shqipërinë.
Me pas shoqëruesit qe jane pjestare te nje rrjeti te fuqishem te trafikut te qenieve njerezore, i zbresin në krahun e poshtëm të Kakavijës. Prej aty udhetojnë ne kembe nepermjet shtratit të lumit Drino dhe dalin në vendin e quajtur “Mulliri” apo ndonje fshat tjeter, larg vemendjes se policise.
Vetem gjate muajit Gusht Policia kufitare ne Gjirokaster, ka arritur te bllokoje mesatarisht 1500 klandestine, por konsiderohet shume me i larte numri i atyre qe ka mundur ti shpetoje ndjekjes policore.
Per çdo person kalimi nga Athina ne Mal te Zi kushton 1500 euro, kurse nga Siria deri në Athine ju ka kushtuar rreth 2000 euro.
Pra per çdo klandestin merret 3500 euro nga Siria dhe për të mbërritur në Mal të Zi. Nje goditje e policise, do te thote me pak te ardhura per organizaten kriminale nderkombetare te qenieve njerezore. Incidentet e diteve te fundit ne kufirin me Greqine, per nga kendveshtrimi i specialisteve antitrafik, mund te jete edhe reagim i trafikanteve.