E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha ne Permet Komuniteti i Krishtere i shqetesuar per ngjarjen

Me ane te nje  deklerate per mediat Kisha Orthodhokse Autoqefale,  Kisha Katolike, Vëllazëria Ungjillore shprehin  shqetesimin per ngjarjen e ndodhur ne Permet. 
“Kemi ndjekur me shqetësim dhe indinjatë ngjarjen e fundit në kishën ortodokse Shën Maria e pazarit, të qytetit të Përmetit, ku forcat policore të një shoqërie private përmbarimore nxorën nga objekti i kultit me forcë objekte të shenjta fetare dhe trajtuan në mënyrë të turpshme klerikët dhe besimtarët ortodoksë, të cilët dolën në mbrojtje të kishës së tyre. Pamjet e transmetuara nga mediat na sollën edhe një herë në mendje vitet e persekutimit dhe të luftës ndaj institucioneve fetare dhe objekteve të kultit, ndërkohë që presim ende kthimin e objekteve dhe pronave të komuniteteve tona fetare”, thuhej në deklaratën për shtyp.
Vec indinjates komuniteti i krishtere shpreh solidaritetin per besimtaret ortodoks dhe uron qe ky objekt kulti te kthehet per te kryer sherbesat fetare.
 Nderkohe qe  apelin e tyre e kane per shtetin shqiptar:
“Me këtë rast do të dëshironim t'i bëjmë thirrje edhe një herë shtetit shqiptar që të angazhohet në zgjidhjen përfundimtare të kthimit të pronave Komuniteteve Fetare në Shqipëri, të cilët edhe pas 23 vitesh demokraci nuk kanë gjetur të drejtën e tyre te ligjshme dhe demokratike”, perfundon deklarata e Komunitetit te Krishtere. 

Ceshtja nese keto ambiente do t’i mbeten kishes apo do te kthehen ne Pallat Kulture u shoqerua me perplasje fizike ndersa tentohej hyrja me force ne godinen qe ruhej nga policia private.

Bashkia izoloi muret me tulla ndersa klerike e besimtare zhvilluan meshen jashte. 

U tensionuan marredheniet mes Shqiperise e Greqise e qindra shqiptare u kthyen ne kufi ndersa konsulli grek ne Gjirokaster vetem nje dite me pare ishte ne Permet. 
E quajti kishen nje institucion te pavarur, por  per kete ceshtje u takua me kryebashkiakun Gilberto Jace.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›