Gjirokaster policia sekuestron 6 kg marijuane dy ne pranga

Nje kontroll i policise rrugore ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka cuar ne pranga dy shtetas. Andjol Ismaili i datelindjes 1985 lindur ne Skrapar dhe banues ne Lushnje dhe Stavri Nallbani i datelindjes 1984 lindur dhe banues ne Lushnje gjate nje kontrolli ne postbllokun e policise te ngritur ne dalje te Gjirokastres nuk i jane pergjigjur kerkeses se specialistit te Sektorit Kunder Narkotikeve per te hapur bagazhin e makines por jane larguar me shpejtesi me automjetin e tyre duke rrezikuar edhe jeten e punonjesve te policise.
Ka qene ora 20 e dates 10.02.11 kur punonjesit e policise ne bashkepunim edhe me specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster jane vene ne djekje te automjetit BMV me targa LU 0703 C i cili drejtohej nga shtetasi Andiol Ismaili.
Gjate ndjekjes drejtuesi i makines ka hedhur nga dritarja e saj nje qese plastmasi te mbeshtjelle me leter natriban. Me pas ne afersi te fshatit Mashkullore keta shtetas duke perfituar edhe nga erresira kane braktisur mjetin ne nje are dhe jane larguar. Menjehere nga forat e policise ka filluar krehja e zones e cila ka cuar me pas ne arrestimin e dy shtetasve. Gjithashtu nga keqyrja e qeses se plastmasit rezultoi se ne brendesi te saj kishte lende narkotike Mariuane 6 kg.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se keta shtetas e kishin blere lenden narkotike ne Lazarat dhe do ta shisnin ne ambjentet shkollore ne rrethin e Lushnjes. Lenda narkotike dhe automjeti jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Gjirokaster per veprime te metejshme.