Trafiku i droges policia italiane arreston kater shqiptare dhe nje grek

Nje linje trafiku droge Itali - Shqiperi eshte zbuluar nga skuadra e policise se Katanias e cila ka leshuar 6 urdher-arreste me burg. Skuadra e Antimafias ne Prokurorine e Katanias ka firmosur urdher-arreste ndaj 4 shtetasve shqiptare dhe 1 per nje shtetas grek e nje italian.
Sipas akuzes kjo organizate kriminale transportonte lende narkotike marjuane dhe heroine. Transporti behej nepermjet peshkarexhave dhe barkave ne brigjet e Sicilise dhe pastaj ne tregun italian ajo shperndahej me ane te korriereve.
Sipas policise italiane trafiku i lendes narkotike behej nga organizata mafioze qe vepronin ne zonen e Katanias dhe Mesines si dhe shqiptare rezidente ne Italine e veriut. Ne vijim te hetimeve eshte arritur te sekuestrohen rreth 35 kg droge e llojit heroine dhe marijuane si dhe eshte arrestuar nje i arratisur nga burgu i denuar me burgim te perjetshem per vrasje dhe veprimtari mafioze.
Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe arme te gjetura ne zonen bregdetare mes Sirakuzes dhe Katanias ku organizata kishte nje nga qendrat e saj.