E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Demonstrata masive edhe pas 18 shkurtit

Partia Socialiste është e vendosur të vijojë demonstratat e saj edhe pas 18 shkurtit.

Në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët kreu i PS-së Edi Rama theksoi se demonsrata do të jenë gjithnjë e më intensive pa u ndalur për të kundërshtuar regjimin e kusarisë.
 

“Demonstratat do të vijojnë edhe pas 18 shkurtit, gjithnjë e më intesive pa u ndalur paqësisht por vendosshëmrisht për të kërkuar dorëzimin e bllokut të ndyrë të pasurive të marra dhe të korrupsionit që po shkatërron Shqipërinë” theksoi Rama.

Ndërkohë duke iu referuar procesit të privatizimit, kreu i opozitës e cilësoi atë si banditizëm kaçakësh që kërkojnë të vjedhin pasurinë publike.

“Një mijë e 280 pasuri të popullit Saliu deklaroi se do t`i privatizojë pra do t`i grabisë. Kjo është një arye më tepër për të dalë në demonstratën e 18 shkurtit për për t`u hequr të drejtën e firmës kusarëve në pushtetit” theksoi më tej Rama.

Rama ka paralajmëruar se partia e tij, kur të vijë në pushtet do të hetojë dhe do të bëjë transparencën e procesit të privatizimit të 1280 objekteve shtetërore, duke theksuar se është në dijeni për destinacionin e financave të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›