Rama Varferia nga firmat e ministrave. Vidhen 1280 pasuri

Kreu i PS-se Edi Rama sot ne takimin me gazetaret denoncoi vjedhjet permes privatizimit qe po i behen pasurive te popullit shqiptar.
Privatizimi behet ne rastet kur me kete rritet perfitimi publik. Nderkohe qe tani privatizimi eshte bere nga persona qe kane vjedhur votat per te vjedhur Shqiperine. Po flitet per 1280 pasuri te popullit te vjedhura. Beteja jone do te vazhdoje me 18 shkurt e me tutje me demonstrata pa u ndalur. Albpetroli dhe Posta Shqiptare jane vetem dy nga 1280 pasurite e popullit qe jane ndermarrje te rrenuara qellimisht.
Parlamenti eshte kthyer ne turpin e ketij kombi me deputete qe shajne si rrugace.
A e kuptoni tani qe degjoni per keto pasuri te popullit se pse ky regjim mbrohet me pushke nga populli i vet. Ja pse demonstratat do te vijojne paqesisht.
Rama theksoi se aksionet e qeverise jane pjese e ketij thesi korrupsioni. Pushteti duhet ta shfrytezonte privatizimin per te mbrojtur interesin publik nderkohe qe 1280 pasuri te popullit mbeten pa zot duke bere qe ne kete vend te shtohet papunesia dhe rriten cmimet.
Asetet publike ndermarrje te rrenuara qellimisht jane pjese e ketyre pasurive qe Saliu do ti nxjerre nga duart e publikut. Ato jane territore te tera toke.