E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, policia shkëmbim zjarri me trafikantët e marijuanës, 1 në pranga

GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës ka mundur të sekuestrojë në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 50 kg marijuanë, ndërkohë që mësohet se personat që transportonin lëndën narkotike kanë hapur zjarr në drejtim të forcave të policisë.

Blutë e Gjirokastrës i janë përgjigjur të shtënave dhe kanë mundur të arrestojnë njërin prej trafikantëve.

Policia sqaroi se zjarr kanë hapur tre persona, blerësi i marijuanës dhe dy transportuesit.

Në pranga mësohet të ketë përfunduar njëri prej transportuesve, i identifikuar si S.Rizvo, 17 vjeç, banues në Gjirokastër.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›