Heqja e licencës së CEZ, ERE shtyn mbledhjen e bordit
TIRANË- Bordi i komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë ka shtyrë mbledhjen e paralajmëruar për ditën e sotme, për heqjen e licencës së CEZ Shpërndarje.
Më 17 tetor kompanisë ceke do t'i kërkohen dokumente për investimet e kryera dhe nivelin e humbjeve.
“Njoftojmë se për arsye të saktësimit dhe rakordimit të të dhënave me institucionet ndërkombëtare që do të cojnë në finalizimin e relacionit nga Grupi i Punës në lidhje me fillimin e proçedurave për heqjen e Licensës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a, miratuar me Vendimin Nr. 8, date 25.01.2008, të ndryshuar dhe Licensës për Furnizimin Publik me Pakicë të Energjisë Elektrike shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a, miratuar me Vendim Nr. 09, datë.25.01.2008, të ndryshuar, mbledhja e parashikuar për datën 11.10.2012 do të zhvillohet më datë 17.10.2012”, thuhet në njoftimin e ERE.
(ma.ar/BalkanWeb)