E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia nuk merr datë për BE'në

Komisioni Evropian nuk ka rekomanduar dhënien e datës së negociatave për bisedime ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian, duke rekomanduar përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Raportin e KE-së për përparimin e Serbisë e ka bërë publik komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle.

Në raport thuhet se Serbia ka shënuar përparim në rrugën drejt BE-së, porse vihen në pah dobësitë në fushën e sundimit të ligjit. Raporti po ashtu bën thirrje për angazhim konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Përgjigjja jopozitive për datën e Serbisë ka qenë e pritshme nga autoritetet në Beograd.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›