E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbogar ja dorëzon dokumentin Jahjagës

(E plotësuar) Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në një takim të mërkurën Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, i cili ia ka dorëzuar Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Jahjaga dhe Zhbogar vlerësuan se kjo është një ditë e mirë për Kosovën e cila ka një perspektivë të qartë evropiane si të gjitha vendet e tjera në rajon.

Të dytë u pajtuan se integrimi në BE nënkupton stabilitet dhe siguri në rajon dhe nënvizuan faktin se thellimi i reformave në fusha të ndryshme është ndihmesë për anëtarësim në strukturat evropiane./kosovapress/

KE: Duhen plotësuar ende kushte për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Komisioni Europian ka bërë të ditur se mund të bëjë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, pavarësisht mospajtimeve në BE për statusin.

Por për ta bërë këtë duhen plotësuar edhe një varg kushtesh. Dokumenti i përmbledhur i lëshuar të mërkurën nga Brukseli sugjeron se Kosova është në masë të madhe e gatshme për të hapur negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim –Asociimit

“Është e esenciale që Kosova të vazhdojë implementimin me mirëbesim të marrëveshjeve të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës dhe që të angazhohet në mënyrë konstruktive në një numër çështjesh të fasilituara nga BE’ ja” thuhet në dokument.

“Në këtë kuptim Komisioni do të propozojë negociimin e direktivave për një marrëveshje të tillë pasi Kosova të ndërmarrë hapat në vijim” theksohet në dokument.

Sipas Komisionit Europian Kosova duhet të vazhdojë të bëjë përmirësime në fushën e sundimit të ligjit, administratës publike, mbrojtjen e pakicave, në tregti, gjyqësi, të drejtat e njeriut, në reformën elektorale dhe në çështje tjera.

KE pritet të publikojë një studim të fizibilitetit për Kosovën

Komisioni Evropian do të publikojë sot strategjinë e zgjerimit dhe sfidat kryesore për vitin 2012-2013 bashkë me vlerësimet mbi përparimin e vendeve që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Ndryshe nga vitet e tjera, kur për Kosovën ishte përpiluar një Raport i Progresit, kësaj radhe Komisioni ka hartuar një studim të fizibilitetit për marrëveshjen eventuale për Stabilizim-Asociim.

Në paketën vjetore të zgjerimit të BE-së, e cila tregon zhvillimin e vendeve që duan t’i bashkohen BE-së, ekziston një dritë jeshile që Kosova t’i nisë negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

Kjo marrëveshje është një instrument që ka për qëllim t’i ftojë vendet e ardhshme anëtare më afër BE-së dhe tashmë u është dhënë të gjitha shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›