Gjirokastër, pranga 34 vjeçarit. Tentoi të kalonte klandestin
Rikthehet trafiku i klandestinëve drejt Greqisë, kundrejt një shume prej 1.500 eurove për person. Policia e Gjirokastrës ka mundur të arrestoj në flagrancë një 34 vjeçar, i cili po tentonte të kalonte 4 klandestinë në tokën greke.
GJIROKASTËR- Arrestohet në flagrancë Aranit Pashaj 34 vjeç, i cili po trafikonte klandestinë në përfitimin e shumës prej 6.000 euro. Policia e Gjirokastrës bëri të mundur kapjen e 34 vjeçarit Pashaj në aksin rrugor Gjirokastër- Vrisera, teksa po shoqëronte 4 persona nga rrethe të ndryshme të vendit për kalim kufirit në mënyrë të paligjshme drejt shtetit Grek kundrejt 1500 eurove për person.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se Pashaj vepronte i vetëm duke bërë rekrutimin e klandestinëve dhe më pas shoqërimin e tyre deri në thellësi të tokës greke, nëpërmjet kufirit të gjelbër. (a.r/news24/balkanweb)