PD për Kongresin: Disfata tjetër e Edi Ramës
Partia Demokratike komenton zhvillimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, si te censuar dhe pa standarde. Xhaferri: Edi Rama nuk po rizgjidhet por po grabit postin e kryetarit të PS-së.
TIRANE- Partia Demokratike komenton zhvillimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste dhe akuzon kryetarin në detyrë Edi Rama se po kërkon të mbajë me forcë postin e kryetarit.
Në emër të Partisë Demokratike, deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferri në një prononcim për gazetarët nga selia blu renditi 4 elementet të cilat sipas tij vërtetojnë disfatën e Edi Ramës.
“Dje u mbajt Kongresi i të 40-tave të disfatës elektorale të Edi Ramës.”- tha Xhaferri i cili kishte shkruar me shkrim në një tabelë 4 elementet që vërtetojnë “difatën”.
“Censura është i vetmi standard që ka instaluar Rama në PS. Të gjithë pamë sesi mercenarët e Edi Ramës kërcënuan kundërshtarët politikë dhe gazetarët.”
Sipas Xhaferrit në Kongres nuk kishte asnjë alternativë dhe se votimi nuk kishte standarde.
“Është për të ardhur keq po dje u mbajt kongresi i zero alternativës. Për gjithçka u fol dje në Kongres por vetëm për alternativ nuk u tha asgjë, dhe ky nuk është problem vetëm i opozitës por i të gjithë shoqërisë. Votimi i fshehtë është shpallur person në kërkim në PS është wanted. Standardet e votimit ishin shumë më keq sesa në këshillin bashkiak të Edi Ramës. Të gjitha këto cojnë në konkluzionin se Edi Rama nuk po rizgjidhet por po grabit postin e kryetarit të PS-së mbylli deklaratën e tij deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri.
(s.g/BalkanWeb)