E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja pagat e reja për të punësuarit me kontratë

 

Fabiola Çela

Qeveria ka miratuar vendimin për pagat e reja për punonjësit me kontrata. Gazeta boton të plotë vendimin e qeverisë për pagat e reja, për punonjësit që nuk kanë statusin e punonjësve civilë. Në vendimin e qeverisë janë përcaktuar shtesat e rrogës që përfitojnë punonjësit me kontrata, sipas kushteve të vështira të punës.
Shtesat
Për punët e vështira, të cilat cilësohen si të dëmshme për shëndetin, qeveria e ka ndarë rritjen e pagave sipas katër shkallëve. Për shkallën e parë rritja e pagës do të jetë 5 për qind, për të dytën 15 për qind, për shkallën e tretë 20 për qind dhe për të katërtën rritja e pagës do të jetë 25 për qind. Sipas vendimit të qeverisë këto shtesa për të katërt shkallët llogariten mbi pagën bazë. Punë që kryhen në kushte të vështira e të dëmshme për shëndetin konsiderohen ato punë që kryhen në ambiente që kapërcejnë kufijtë e lejueshme të faktorëve të dëmshëm për shëndetin, të cilët përcaktohen në dispozita të veçanta ose në forma të detyrueshme higjieno-sanitare. Për këtë arsye, duke qenë se shkalla e katërt cilësohet edhe si vend pune ku kushtet janë më të vështira, rritja e pagës për këtë kategori është më e lartë se për nivelet e tjera. Në vendimin e qeverisë janë përcaktuar edhe rritja e pagës për punonjësit me kontratë, të cilët kanë funksione drejtuese. Për këtë kategori punonjësish jepet shtesë mbi pagën bazë për klasë në përqindje, sipas një shkallëzimi në pesë grupe. Për grupin e parë rritja arrin deri në 5 për qind, për të dytin 5 deri në 10 për qind, për të tretin deri 15 për qind, për grupin e katërt rritja është vendosur të jetë nga 15 deri në 30 për qind, ndërsa për grupin e pestë rritja arrin deri nga 20 deri në 30 për qind. Sipas vendimit të miratuar nga qeveria, efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për punonjësit e Policisë së Shtetit fillojnë nga data 1 janar 2009. Efektet financiare për punonjësit e tjerë fillojnë nga data 1 maj 2009.+

PER TE LEXUAR LISTEN E PLOTE, SHKARKONI GAZETEN E VERSIONIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›