Gjirokastër, probleme me strehimin
Në kushtet e një varfërie të tejskajshme,jetojnë çdo ditë me rrezikun e shembjes së banesës së tyre tri anëtarët e familjes Qose në lagjen “Pazar I Vjetër” në Gjirokastër.Shirat e ditëve të fundit kanë rrëzuar një tjetër pjesë të banesës,duke e degraduar edhe më tej gjendjen fizike të saj e duke rrezikuar seriozisht jetën e tre personave. Kryefamiljarja pohon se të gjitha ankesat dhe kërkesat e deritanishme kanë rënë në vesh të shurdhër.
"Unë kam 18 vjet që jetoj dhe jeta ime gjithmonë e mjeruar ka qenë me fukarallek, me ndihmë sociale. Shtëpia ka rënë të premten në darkë, dhe që atëherë gjumi nuk më zë. Kemi pyetur në bashki, thonë s'ka. Përpiqu vetë thonë", thote Florika Qose, kryefamiljare.
Strehimi përbën një nga problemet më të mprehta në qytetin e Gjirokastrës.Aktualisht 735 familje rezultojnë të regjistruara si të pastreha pranë zyrës së shërbimeve në bashki,të ndara sipas kategorive.186 familje janë të pasttrehë të kategorisë së parë dhe 507 të kategorisë së dytë.Sipas informacioneve zyrtare të marra pranë këtij institucioni mësohet se gjendja e të pastrehëve paraqitet kritike,për faktin se shumica e kësaj kategorie rrinë në shtëpi me ish-pronarë,një pjesë e mirë e të cilave janë praën shembjes.I vetmi investim për këtë kategori,u krye në vitet 2006-2007, me ndërtimin e dy pallateve ku u strehuan 40 familje të pastreha të kategorisë së parë.
Floreta Ligu Azhornuar së fundi ( e hënë , 24 maj 2010 ) < I mëparshmi