EULEX: Nuk njohim zgjedhjet serbe në Mitrovicë
PRISHTINE- Pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve lokale në veri të Mitrovicës, të cilat i organizon Serbia,
zyrtarë të EULEX-it kanë bërë të ditur se nuk do t’i njohin rezultatet e zgjedhjeve serbe në veri, duke i quajtur ilegale.
Mediat kosovare citojnë zëdhënësen e këtij misioni, Christina Herodes se ka thënë se misioni i BE-së nuk i njeh zgjedhjet e strukturave paralele,të parapara për 30 maj e as rezultatin e tyre.
Zgjedhjet serbe i kanë quajtur të paligjshme edhe institucionet e Kosovës, ndërsa përfaqësues të UNMIK-ut kanë thënë se qëndrimi i misionit të Kombeve të Bashkuara përballë zgjedhjeve serbe do të jetë neutral
Ndërkohë një javë para zgjedhjeve lokale, subjektet serbe në veri të Mitrovicës kanë intensifikuar fushatën elektorale, shkruante dje europa e lirë në faqen e saj online.
Zgjedhjet e 30 majit në veri të Mitrovicës, janë të dytat që Serbia i organizon në këtë qytet që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Serbët në veri, ndryshe nga bashkëkombësit e tyre në pjesët tjera të Kosovës, kanë bojkotuar në tërësi zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, të organizuara nga Prishtina zyrtare.
Të zgjedhurit e 30 majit, mund t’i sjellin telashe Prishtinës dhe ICO-s, në kohën kur të shpallen zgjedhjet e parapara me Planin Ahtisarit për krijimin e Mitrovicës veriore.
(s.g/rtv21/europaelire/BalkanWeb)