Kukës, një 6-vjeçare e humbur prej dy ditësh
Një vajzë 6-vjecare nga Zapodi i rrethit të Kukësit, ka humbur që prej ditës së shtunë pa lënë asnjë gjurmë. Vajza me iniciale B.M ka dalë nga shtëpia rreth mbrëmjes së të shtunës për të kullotur bagëtitë por nuk është kthyer më. Familjarët kanë pritur mëngjesin e së dielës dhe më pas kanë nisur kërkimet tek të afërmit fillimisht e më pas kanë njoftuar policinë. Kjo e fundit ka dërguar rreth 400 forca të cilat po bëjnë krehjen e gjithë zonës. Deri tani nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e 6-vjecares megjithatë kërkimet po vijojnë edhe nga banorë të fshatit.
ALSAT < I mëparshmi
ALSAT < I mëparshmi