Gjirokastër, projektpër nxitjen e talentevetë reja në isopolifoni
GJIROKASTëR- Isopolifonia; një tjetër pasuri e çmuar shqiptare përkrahur edhe nga Unesko si një pasuri gojore e njerëzimit pret të zbulojë talente të reja në këtë fushë. Zyra e parë në Gjirokastër ka nisur tashmë projektin për ruajtjen dhe zhvillimin e Isopolifonisë labe duke nxitur promovimin e këngëve gojore dhe zbulimin e talenteve të reja në këtë fushë.
“Nisur nga fakti tjetër që rinia duhet ta mësojë, dhe kjo duhet të trashëgohet dhe fakti tjetër që vitet e fundit ka një zbehje të trashëgimit të isopolifonisë tek brezi i ri, hartuam këtë projekt që ka të bëjë pikërisht me afrimin e rinisë me trashëgiminë kulturore nëpërmjet isopolifonisë. Projekti konsiston në 9 muaj veprim”, - thotë njëri prej organizatorëve.
Pritet që projekti të zgjasë 9 muaj dhe prezantimi i më të talentuarve të bëhet në fund të tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)