Gjirokastër, protesta anti-Bollano, dy të rinjtë shpallen të pafajshëm

Gjykata e Gjirokastrës ka pushuar sot çështjen në ngarkim të dy të rinjve nga Tepelena, të cilat janë arrestuar muaj më parë për shkak të proteste patriotike kundër kryetarit të bashkisë së Himarës Vasil Bollanoi. Orgen Hasanbegajt dhe Luan Halilit, janë shpallur të pafajshëm nga gjykata, duke e pushuar çështjen. Protesta e të rinjve është mbështetur nga parti politike dhe deputetët të Parlamentit shqiptar. Ata u arrestuan sepse organizuan një tubim paqësor, kundër Vasil Bollanos dhe prefektit të Gjirokastrës Spiro Ksera, të njohur për qëndrimet e tyre antishqiptare. Edhe çamët, mbështetën protestën e të rinjve, duke i kërkuar Gjykatës, që t'i shpallte të pafajshëm.