Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë sot ligjin e dosjeve
Gjykata kushtetuese pritet të shqyrtojë sot ligjin e lustracionit. Burime të televizionit "Ora News" bëjnë të ditur se kushtetuesja do të marrë në shqyrtim ankimimin e Partisë Socialiste. Sipas këtij ankimimi ky ligj bie ndesh në 28 nene të tij me kushtetutën e vendit. Deri në këto momente në Gjykatën Kushtetuese janë depozituar katër ankimime për ligjin e lustracionit. Ankimimi i parë ka ardhur nga Partia Socialiste, një tjetër ankimim ka ardhur nga grupi shqiptar i të drejtave të njeriut por edhe nga shoqata e prokurorëve dhe dhoma e avokatisë. Shqyrtimi i këtij ligji nga ana e gjykatës kushtetuese ka qenë në qëndër të debatit politik gjatë ditëve të fundit. Mazhoranca deklaron se ky organ nuk mund të shqyrtojë ligjin e dosjeve pasi ka konflikt të qartë interesi me ketë ligj. Ligji i lustracionit është kritikuar nga të gjithë përfaqsitë ndërkombëtare në vendin tonë por edhe nga përfaqsues të BE-së dhe OSBE-së.