E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet në kufi me Greqinë, kufoma e një greku

Gjendet kufoma e një shtetasi grek në kufirin shqiptaro-grek, në afërsi të fshatit Ninat në Sarandë. Viktima u gjet këtë mbrëmje vetëm 300 metra nga pika kufitare shqiptare. Ka qënë policia greke e kufirit ajo që ka njoftuar palën shqiptare për kufomën që gjendej në afërsi të kufirit shqiptar, ndërsa dyshimet janë hedhur tek kontrabanda e hashashait. Shtetasi grek emrit e cilit ende nuk bëhet i ditur kishte hyre ilegalisht në tokën shqiptare dhe po ashtu po përpiqej të dilte, ndërsa ka gjetur vdekjen në kufi. Në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune ndërsa dyshimet për vdekjen janë hedhur ose tek një infarkt i mundshëm nga lodhja ose nga marrja e sasive të mëdha të lëndëve narkotike që mund ta kenë cuar në overdozë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›