E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, rekord turistësh në kala

Rreth 5 mijë persona kanë vizituar kalanë e Gjirokastrës gjatë ditëve të fundit, duke shënuar në këtë mënyrë një record të numrit të vizitorëve.Nxitje , është bërë celja e ekspozites me 40 shpikjet e gjeniut italian Leonardo da Vinci, ne kuader te eventit italo- shqiptar "Dy popuj, nje det, nje miqesi". Drejtoresha e muzeumeve në Gjirokastër, Teuta Kallajxhi pohon se risi te tilla nxisin dhe shtojne numrin e vizitoreve, te ardhur nga te gjitha qytetet e Shqiperise.

"Ekspozita e rriti gjallerine ne qytet, por ne duhet qe kete gjalleri, ta kemi gjate gjithe sezonit turistik dhe kjo do te arrihet me nje restaurim te muzeumeve qe ekzistojne ne qytetin tone. Te bejme nje pune akoma me te madhe per ti reklamuar, per te thene se cfare objektesh ne disponojme ne muzeumet tona", thote Teuta Kallajxhi, drejtoresha e muzeumeve, Gjirokaster.

Rritja e ndjeshme e numrit te vizitoreve tregon se inisiativat e reja te lidhura me kulturen dhe historine jane te preferuara prej vizitoreve vendas, apo te huaj, nderkohe qe edhe pse ne kalanë e Gjirokastres funksionon muzeu i armeve numri i te apasionuarve pas tij eshte i vogel.Gjate vitit te kaluar, qyteti i Gjirokastres priti rreth 20 mije turiste, nderkohe qe parashikimet tregojne se gjate ketij viti ky numer do te jete me i larte.

Floreta Ligu
< I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›