E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transparenca zgjedhore, Internacionalja mbështet Edi Ramën

Internacionalja Socialiste mbeshtet opoziten shqiptare per transparencen e zgjedhjeve te kaluara. Sekretari i Pergjithshem Luis Ajala inkurajoi kryesocialistin Edi Rama per aksionin politik me qellim transparencen e zgjedhjeve duke e vene theksin ne arritjen e kompromisit.

"Jemi ketu te inkurajojme nje hap per qartesimin e demokracise, sepse ne i perkasim politikes dhe politika eshte kompromis dhe mbajtje e pergjegjesive. Jemi ketu te shoqerojme kete proces qe na con para drejt kompromisit. Kam pare se Edi dhe socialistet kane bere nje hap para, ne po presim, Europa po pret, bota po pret hapin e pales tjeter", tha Ajala.

Bashkepresident i Internacionales socialiste sergei stanishev tha se opozita shiptare tregoi gatishmerine per konsensus me nderprerjen e greves se urise dhe te bojkotit. "Pas takimit ne Strasburg, PS vendosi nderprerjen e greves se urise dhe vendosi te marr pjese ne diskutime te rendesishme ne Parlament, ende pa marr konsesus nga qeveria dhe Partia Demokratike. Ky hap tregon se socialistet po kerkojne nje rezultat pozitiv nga bisedimet", u shpreh Sergei Stanishev.

Ne anen tjeter kryesocialisti Edi Rama vuri ne dukje se demokracia ne Shqiperi nuk eshte funksionale ndaj dhe opozita perdori bojkotin dhe greven e urise per te arritur transparencen.

"Kjo e jona nuk eshte per fat te keq nje demokraci funksionale, por nje demokraci e marr peng ne funksionet e saj jetike. Bojkoti yne nuk solli krizen, kriza solli bojkotin si nje pasqyre per te vene ne dukje se jo, Shqiperia nuk ka nje demokraci me probleme qe duhen zgjidhur po nje sere problemesh te pazgjidhura me demokracine", deklaroi Edi Rama.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›