E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, rritet numri i turistëve në qytetin e gurtë

Lëvizja turistike në Gjirokastër për këtë sezon ka pasur rritje të ndjshme. Pika kyçe ku vërtetohet ky fakt është kështjella e qytetit. Zyra e menaxhimit të Gjirokastrës muzeale ka marrë një sërë masash të cilat plotësojnë më së miri mundësinë e informimit të vizitorëve vendas dhe të huaj që vizitojnë qytetin muzeal. Së fundi në Kështjellë është vendosur edhe sinjalistika me anë të së cilës vizitorët njihen me kështjellen dhe monumentet që ndodhen në të. Vetëm këtë vit numri i vizitorëve të huaj ka arritur në 8 mijë shifër e cila e krahasur me vitet e shkuara është më e madhe. Sipas të dhënave mësohet se ditët e fundit numri i vizitoreve ka aritur në 2 mijë shifer kjo që dikur realizohej në gjysmën e vitit. Sipas drejtorit të zyrës për menaxhim e Gjirokastreës muzeale kanë mbërritur grupe nga shumë vende të huaja nga të cilët numri i turistëve grekë është më i madhi rreth 400 e pasohet më tej nga ata italianë 300 dhe francezët me 150. Një risi e këtij sezoni turistik është edhe numri i lartë i vizitorëve të cilët vinë në Gjirokastër nëpërmjet aeroportit të Rinasit ku deri tani kapin shifrën e 460 shtetasve të huaj ndërkohë që edhe nëpërmjet portin të Sarandës e cila e lidh qytetin bregdetar me ishullin e Korfuzit në Greqi ështeë bere e mundur kalimi i 390 shtetasve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›