Mjekësia shqiptare në syrin e një reviste
10/08/2009 Mjekësia shqiptare tashmë nuk përfaqësohet më vetëm në takimet sporadike apo në ato pak lajme mediatike që jemi mësuar në jetën e përditshme. Prej pak kohësh urologjia, e përfaqësuar në këtë rast prej mjekut të mirënjohur Flamur Tartari, ka zënë vend mes atyre pak shteteve që organizojnë konferenca me pjesëmarrjen e mjekëve nga të gjitha shtetet e botës. Por jo vetëm kaq, institucione ndërkombëtare, shoqata të mjekësisë apo dhe mjekë në mënyrë individuale njihen për gjithë zhvillimet, referate apo dhe me vetë historikun e urologjisë nëpërmjet revistës “Urologjia shqiptare”, e cila ofrohet falas vetëm për ekspertët dhe institucionet. Në rreth 81 faqe të paraqitura në shqip dhe në gjuhën angleze, Tartari ofron një gamë të gjerë njihurish dhe një panoramë të qartë të mjekësisë ndërkombëtare dhe shqiptare. Ndërkohë në bindje të plotë dhe me bazë argumentesh një numër i konsiderueshëm i mjekëve shqiptarë që prej kohëve të hershme renditen mes bluzave të bardha më të njohura dhe më të përgatitura në botë.
Jashtë vëmendjes nuk ka mbetur as historia e dhimbshme e mjekësisë shqiptare gjatë periudhës së diktaturës, por dhe para saj, kur dhe pse në kushte tejet të vështira psikologjike apo dhe në material mjekët e urologjisë kanë bërë të pamundurën për t’u ardhur në ndihmë pacientëve. Në revistën Tartari ka paraqitur dhe në foto të plotë citoskopin e parë të përdorur në vitin 1929, i përdorur për herë të parë prej mjekut Osman Jonuzi, themelues i kirurgjisë shqiptare.
Paraqitje e shkurtër e figurave më të njohura
Në revistën mjekësore, ndër të paktat e këtij lloji qoftë dhe në arenën ndërkombëtare, Tartari nis paraqitjen e historikut të urologjisë në Shqipëri, me Follonid Durrahiun, i cili ka jetuar rreth 2 mijë vjet më parë. Madje, bëhet e ditur se ai ka publikuar edhe 489 libra mjekësore.
Ndërkohë ai vijon me Nikola Medicon (Kole Suma), i cili ka jetuar në vitet 1728-1828, ka lindur në Shkodër dhe i arsimuar në Itali dhe ka dhënë kontribut të madh në 30 vjetët që ka punuar në Shkodër.
Revista vijon me Fahri Rashidin, 1881-1944, lindur në Gjilan dhe i diplomuar në Stamboll. Ai ka punuar në Prizren dhe në Durrës, ku ka realizuar dhe ndërhyrjen e parë me sukses, në një fëmijë 4-vjeçar. Më pas Osman Jonuzi, 1879-1966, lindur në Gjirokastër i diplomuar në Stamboll si dhe i specializuar në shumë shtete të tjera. Ai është ministri i parë i shëndetësisë në Shqipëri, ndërsa shquhet për një sërë ndërhyrjesh të rrezikshme dhe të dala me sukses.
Frederik Shiroka pason emrat e mjekëve të njohur të urologjisë. Ai ka lindur në vitin 1907 dhe ka vdekur prej një ataku në zemër në vitin 1955 dhe shquhet për një numër të madh studimesh mbi urologjinë.
Doktor Ismail Tartari, 1898-1968, lindur në Durrës dhe i diplomuar në Itali. Ai ka realizuar ndërhyrjen e parë urologjike me intravenozë te një djalë 23-vjeçar. Ndërkohë ka organizuar qendrën e parë të radiologjisë dhe ishte mjek i këtij instituti. Tartari ka shkuar një numër të konsiderueshëm artikujsh mbi mjekësinë. Ai ka qenë i pari mjek shqiptar që ka marrë pjesë në takimin e radiologji-urologjisë mbi tuberkulozin e organizuar në Bari.
Ndërkohë lista e mjekëve vijon me Basho Janin (1898-1957) dhe Polena Sotiri (1902-1968), figura këto që kanë përsosur edhe më tej urologjinë në Shqipëri. Të dy mjek që kanë studiuar në Austri (Basho Jani) dhe në Mynih (Polena Sotiri).
Kongresi i parë
330 mjekë të njohur në Shqipëri
Urologjia në Shqipëri duket se nuk ka sjellë të re vetëm revistën, ku paraqiten zhvillimet akademike, studimore apo takime të rëndësishme mjekësore. Vetëm pak kohë më parë u realizua kongresi i katërt i urologjisë, ku morën pjesë 330 mjekë nga më të njohurit jo vetëm në Evropë, por dhe nga Austria. Për herë të parë takimi i këtij niveli ka tërhequr vëmendjen e mjekësisë botërore, duke dhënë sinjalin se Shqipëria ka hedhur hapa të rëndësishëm në zhvillimin social, ekonomik dhe mjekësor. Dhe pikërisht janë një numër i madh referatesh të këtyre mjekëve që paraqiten në revistën e parë të këtij lloji. Referate nga të cilat jepet një situatë e qartë e problemeve të urologjisë, shpërndarja e sëmundjeve që përfshin ky spekter, shkaqet që kanë sjellë shtimin e sëmundjeve tumorale apo dhe zhvillimi i mjekimeve të tjera.