Burg Dritan Dajtit e Xhaxhit, lirohet Karoli

Gjykata e Krimeve të rënda ka dhënë masën "arrest me burg" për Dritan Dajtin, i cili dyshohet se ka vrarë katër policë gjatë përpjekjes për ta arrestuar.
Ai ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të rënda me ambulancën e spitalit dhe i shoqëruar me forca të shumta policie. Mbi Dajtin, rëndojnë akuzat e "vrasjes në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe mjeteve policore. Dritan Dajti, veç masës u njoh dhe me tri dënimet e rënda që ka marrë gjatë qëndrimit në arrati.Gjykata e Krimeve të rënda ka dhënë masën "arrest me burg" edhe për Erges Xhaxhin. Erges Xhaxhi ka qenë bashkëpunëtori i Dritan Dajtit në masakrën e Durrësit. Ai drejtonte automjetin ku udhëtonte Dajti ditën e vrasjes së 4 policëve. Ndërkohë që Gjykaka ka lënë të lirë Elvis Karolin i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Dritan Dajtit. Karoli u la i lirë, me masën "detyrim paraqitje", për mungesë provas.