Gjirokastër, sekuestrohen 1300 fishekë, do trafikoheshin drejt Greqisë
GJIROKASTER - Policia kufitare në pikën Tre Urat në Gjirokastër sekuestroi 1300 fishekë pistolete dhe arrestoi në flagrancë poseduesin e municionit luftarak.
Gjatë një kontrolli rutinë, policia gjeti të fshehura në brendësi të automjetit tip Audi A4, që drejtohej nga shtetasi Aurel Seiti, dy qese letre të mëdha. Në secilën qese kishte nga 650 fishekë luftarak për pistoletë.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas i kishte marrë fishekët në Ersekë dhe do t’i çonte në Patra, tek një shtetas grek kundrejt një shume prej 600 euro për secilën qese.
Pasi është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aurel Seiti, materialet i kane kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)