E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme reagon per bastisjet dhe arrestimet ne Presheve

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me ngjarjet më të fundit në Preshevë. Në reagimin e saj kjo ministri ka shprehur shqetësimet për ngjarjet në Luginën e Preshevës. “Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend. MPJ gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhëniëve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Jashtme. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›