Kruje del nga shinat vagoni

Rreth orës 15.30 minuta treni i mallrave që ishte nisur nga Elbasani për në drejtim të Hanit të Hotit ka dalë nga shinat. Ngjarja ka ndodhur në rrethin e Krujës në km e parë nga stacioni i Budullës në afërsi të Ishmit. Katër vagona janë shkëputur nga ky tren por vetëm njëri prej tyre ka dalur jashtë shinave të saj. Kjo sipas mashinistit të këtij treni ka ndodhur për shkak të amortizimit të plotë të binarëve të kësaj linje, ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenit ishte vetëm 15 km në orë. Fatmirësisht nuk është shënuar ndonjë incident i rëndë. Punonjësit e hekurudhës po punojnë për ngritjen e njërit nga vagonët për të vijuar udhëtimin e trenit në drejtim të Shkodrës aty ku është dhe destinacioni i tij. Ndërkohë linja hekurudhore nga Vora në Shkodër është e bllokuar deri në riparimin e këtij defekti .