E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha pret Sekretarin e Shtetit te Belgjikes

Kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Belgjikës, Melchior Wathelet, ku i shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë  gjatë gjithë kësaj periudhe.  
Zoti Wathelet vlerësoi  progresin e bërë nga Shqipëria si dhe përformancën pozitive të ekonomisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, si rezultat i reformave të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria shqiptare. Këto reforma – u tha në takim- kanë bërë të mundur që ekonomia shqiptare të shënojë rritje edhe në këtë periudhe krize, në dallim nga trendi i përgjithshëm europian e më gjerë.  
Në takim u rikonfirmua angazhimi i dy vendeve për të konsoliduar edhe më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›