E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 300 kg drogë, zhduken poseduesit

Lënda narkotike ishte fshehur në një automjet tip Fuoristradë, e cila u ndoq pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Sipas informacioneve policore, një automjet me drogë do të nisej drejt Tiranës. Për këtë arsye, policia ngriti një postbllok në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ku automjeti nuk ka ndaluar.

Dy persona e kanë braktisur më pas automjetin në vendin e quajtur Përroi i Salarisë, duke u larguar nëpër shkurre. Policia gjeti edhe një sasi prej 3 kg drogë të përpunuar të mariuanës me ngjyrë çokollate. Dy autorët janë identifikuar, të cilët janë një 29-vjeçar nga Fieri dhe një 27-vjeçar nga Lazarati. Policia po punon për arrestimin e tyre. /Start/

                                                                                             2012-02-29 10:06
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›