Gjirokastër, sekuestrohen 35.9 kg drogë, 2 në pranga
GJIROKASTËR- Sekuestrohen 35.9 kilogram lëndë narkotike llojit mariuanë, arrestohen dy persona në Gjirokastër. Operacioni është kryer pas mesnate në aksin rrugor Gjirokastër-Jergucat, teksa dy persona po transportonin drogë me canta përballë fshatit Lazarat.
Dy të rinjtë kanë zbritur nga kodra përballë Lazaratit dhe janë afruar në drejtim të lagjes Zinxhira të qytetit Gjirokastër ku në zallin e lagjes së Romëve afër një ndërtese të vjetër, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin Esmeraldo Qori,s tudent në Universitetin ‘Eqerem Çabej dhe Vladimir Rizvo, i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.
(e.m/News24/BalkanWeb)