Konica letërkëmbimi me Berishën president, “mos e lejo rikthimin e komunizmit”
TIRANE-Randa Al Azem Konica, mbesë e Mehmet dhe Faik Konicës, prej mbiemrit të saj ka marrë dy gjëra: Kryelartësinë dhe dashurinë për Shqipërinë. Mrekulli! E të mendosh se për herë të parë ka ardhur në vendin e origjinës, pasi i ka kaluar të tridhjetat. Familja e saj sot, ka edhe më shumë vulën shqiptare. Bashkëshorti i saj quhet Ibrahim Ahmeti e është shqiptar i Preshevës. Janë njohur në Damask dhe janë prindërit e një vajze pianiste, që edhe këndon. Ajo mban emrin e gjyshes, quhet Lavdie. Për t’u martuar me të, krushqia është dashur të miratohet as më pak e as më shumë se nga Ibrahim Rugova. Këtij të fundit, do t’i mbërrinte krejt papritur një letër nga Damasku. Nëna e Randës do t’i shkruante pak a shumë kështu: Ibrahim Ahmeti, kërkon dorën e vajzës sime. Dua miratimin tuaj... E Rugova e dha, sepse e njihte familjen preshevare!
Por, përveç letrave me Rugovën, Randa Al Azem Konica, na tregon se e ëma, i ka shkruar letra edhe kryeministrit aktual të Shqipërisë, z. Berisha. Kjo, në kohën kur Berisha ka qenë president i vendit. Randa tregon se, si z. Rugova, ashtu edhe z. Berisha, Lavdie Konica iu ka kërkuar që të mos e lëshojnë rrugën e nisur, lirinë. “E urrente nëna ime komunizmin, prej tij kishte përfunduar në Siri, prej komunizmit kishte qenë emigrante politike, larg atdheut dhe të afërmve. Të njëjtën gjë i ka thënë edhe Ibrahim Rugovës, ‘mos lejo që të kthehet situata mbrapa në kohë’. Ideja kryesore e kërkesa kryesore e saj, ndaj z.Berisha e z.Rugova, ishte: Mos e lëshoni rrugën e nisur, lirinë”, - më drejtohet ajo.
Në këtë pjesë të dytë të intervistës, ajo flet për familjen e të atit sirian, për letërkëmbimin e së ëmës, Lavdie Konica, me Berishën president e Ibrahim Rugovën, për të bijën pianiste, për bashkëshortin shqiptar, për Mehmet dhe Faik Konicën dhe atë çfarë ka trashëguar prej tyre...
Si ishte jeta e shqiptarëve në Siri gjatë kohës që këtej lulëzonte komunizmi?
Nuk kemi pasur të bëjmë me shumë shqiptarë, sepse mami nuk kishte lidhje me ta. Disa prej tyre, ishin më të mëdhenj në moshë se mami dhe disa, vinin e iknin në Shqipëri. Madje e donin Enver Hoxhën, ndërsa nëna ime nuk e donte, ai e kishte dënuar me vdekje nga regjimi komunist, ishte në Siri emigrante politike, për shkak të tij. Kishte shqiptarë që jetonin atje dhe vinin për semestra shkollorë këtu.
...Sa shqiptarë mund të ketë në Siri?
Më shumë se 100 mijë. Janë dy lagje ku jetojnë shqiptarët atje: “Al-kadem” dhe “Divanie”.
Po ju, ku jetoni?
Në rrugën “Italiani Rasi”, nr.486. Është një lagje ku banojnë familjet aristokrate. Unë e kam trashëguar nga babai im shtëpinë.
Kishte edhe shqiptarë me të cilët patët marrëdhënie të mira, apo jo?
Po, kishte plot. Kemi miq që janë tregtarë, kanë bizneset e veta.
A ka atje një lloj shkolle, shoqate a klubi që i mbledh shqiptarët bashkë?
Jo, nuk ka. Nëna ime deshi të hapte një klub. Më 1997-ën, Leka I erdhi në Jordani dhe qëndruam me të 15 ditë. Nënës i dha një pasaportë diplomatike. Nëna dhe Leka I deshën të bëjnë një klub shqiptarësh në Siri, por shqiptarët nuk pranuan të bëhen pjesë e saj, sepse thanë: Ne jemi sirianë, kemi pasaporta siriane, nuk duam të na shohin me sy tjetër këtu në Siri.
A e ndjejnë veten shqiptarë bashkatdhetarët tanë atje?
Ka njerëz që e ndjejnë dhe thonë jemi shqiptarë, ka që nuk e ndjejnë dhe nuk e pranojnë origjinën. Ne si familje, u lindëm dhe u rritëm duke na folur për Shqipërinë, duke na thënë nëna dhe duke i thënë vetes që jemi shqiptarë. Nëna ime e festonte festën e flamurit në shtëpinë e saj me ata që ndiheshin shqiptarë.
A flasin shqip?
Ka disa që flasin, ka të tjerë që jo, e ka edhe disa të tjerë që dinë disa fjalë. Ka të tjerë që nuk duan të flasin shqip.
Rikthehemi edhe një herë tek mbiemri Konica. Çfarë ruani ju prej origjinës suaj?
Kryelartësinë! E ruajmë shumë. Ruajmë po ashtu edhe dashurinë për shtetin amë. Kemi marrë mallin për Shqipërinë nga nëna dhe gjyshërit.
Po idetë e vëllezërve Konica, i keni trashëguar?
Idetë po, - ç’kam mësuar nga nëna. Unë sot nuk kam asnjë libër të tyre, sepse s’kam pasur ku t’i gjej. Tani që jam në Tiranë ndryshon puna.
Keni shkuar në Konicë, të njihni fshatin prej ku rridhni?
Jo, ende s’ia kam dalë. Më duhet vizë që të shkoj atje, Konica është në Greqi sot. Shpresoj që të arrij ta vizitoj sa më shpejt. Dua të shkoj edhe në Delvinë, edhe në Sarandë, Vlorë, Shkodër.
E keni menduar ndonjëherë që të riktheheni të jetoni në Shqipëri?
Po, shumë herë, por nuk kemi pasur mundësi, sepse vijmë me vizë në Shqipëri.
Nëna juaj, ruante foto apo dorëshkrime të të atit, Mehmet Konicës dhe xhaxhait, Faikut?
Po, ka ruajtur foto të të dyve. I kam në Damask. Por, kanë shumë pak, sepse siç iu thashë kanë ikur vrapimthi nga Shqipëria, pastaj kishin qëndruar në kampe.
Mbante lidhje nëna juaj me Shqipërinë nën komunizëm?
Me vështirësi. Kohë pas kohe i vinin letra, kohë pas kohe jo. U shkruante tezeve të veta, por jo gjithmonë.
Me kë kishte tjetër miqësi nëna?
Me Nermin Vlorën ka pasur shumë miqësi. I dërgonin gjithnjë letra njëra-tjetrës dhe janë letra shumë të bukura.
I keni me vete?
Jo, i kam në Damask.
Kur thoni të bukura, ç’keni parasysh?
Janë të çlirëta dhe shkruajnë shumë bukur.
Faik Konica, nuk ka qenë i martuar, por ka qenë tejet i lidhur me shoqërinë e lartë të Amerikës, e jo vetëm. Jeni në dijeni ju nëse ka pasur fëmijë jashtë martese?
Jo, ne nuk dimë të ketë pasur. Nëna ime s’më ka thënë asgjë për këtë pjesë. Dimë që ka pasur shumë mik poetin francez Guillaume Apollinaire. Këtë ma ka thënë nëna.
Çfarë mbante mend nëna juaj për Faik Konicën dhe të atin?
Që ishin patriotë të mëdhenj dhe e donin Shqipërinë, ishin kryelartë, nuk përkuleshin, nuk tundeshin nga mendimet e veta dhe se ne jemi si ata. Për të atin, Mehmet Beun thoshte se ka qenë shumë modest, edhe pse ka pasur detyra me shumë rëndësi. Do doja që eshtrat e Mehmet Beut të ktheheshin në Shqipëri.
E në veçanti për Faik Beun?
I dërgonte shumë dhurata nga Amerika, pako të tëra me rroba të bukura.
Faik Beu është mbajtur si një burrë me shije të holla. Nënës suaj, i pëlqenin dhuratat e xhaxhait?
Po, i pëlqenin shumë dhuratat e tij dhe e donin shumë, si nëna, si tezja. Krenoheshin me të dhe e përmendnin gjithnjë. Unë prej tyre e njoh.
Me ju ‘dinastia’ nuk shuhet. A keni penë për të shkruar?
Kam shkruar kur kam qenë e vogël, por jo kohët e fundit.
Për herë të parë, keni ardhur në Shqipëri më 1994-ën. Kjo është hera e dytë?
Jo, e treta. Kam ardhur edhe para dy vitesh.
Do rrini në Tiranë gjatë?
Po, kemi marrë një shtëpi me qira aktualisht. Dua të rri, të shoh se si më shkojnë punët.
Keni dëshirë të jetoni këtu?
Po, shumë. Gjithnjë këtë kam dashur.
Çfarë ju pengon?
Jam ende me vizë.
Pse nuk e merrni nënshtetësinë shqiptare?
Dua ta marr. Kam shumë dëshirë.
Ju u takuat me kryeministrin para pak ditësh. Mbase ju ndihmon...
E falenderoj shumë kryeministrin për mikpritjen. U gëzova.
Nuk është e lehtë të priteni nga kryeministri. Si arritët ta takoni?
Falenderimi për këtë shkon për zëvendësministren e Punëve të Jashtme, zonjën Edit Harxhi. E falenderoj shumë. Por dua të falenderoj edhe njeriun që na njohu me zonjën Harxhi, z. Ermal Muça. Ai është Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll. Ai na ndihmoi dhe madje na sugjeroi që të kërkojmë nënshtetësinë shqiptare, sepse e dinte që vuanim me viza. Janë sjellë të dy shumë mirë me mua, edhe zonja Harxhi, edhe zoti Muça.
Keni prona në Shqipëri?
Po. I kam me Toptanët.
Keni dokumente për to?
Po, i kemi me tapi. Kur t’i marr këto, dua të hap ndonjë biznes të vogël, që të jetoj në Shqipëri.
Si lidhet familja juaj me Toptanët?
Dylbere Toptanin e kam gjyshen e mamit.
Këto ditë që keni ardhur në Shqipëri, cilat qytete keni vizituar?
Kemi takuar disa miq e të njohur dhe kemi vizituar Durrësin dhe Krujën. Krujën e dua shumë. Më herët kam vizituar edhe Prishtinën, Gjilanin, Ferizajn, Preshevën, Prizren, Ohrin.
Pse iu pëlqen më shumë se qytetet e tjera Kruja?
Sepse duket si qytet i vjetër. Kam mall për qytetet e vjetra e veç kësaj ka edhe kalanë e Skënderbeut. Shumë i bukur është.
Si iu duket Shqipëria sot në krahasim me vitin 1994?
Shumë ndryshe. Nuk duket e njëjta.
Ju jeni e martuar tashmë dhe keni një vajzë. A mund të na prezantoni me familjen tuaj?
Im shoq quhet Ibrahim Ahmeti. Është shqiptar dhe ka lindur në Preshevë. Kam një vajzë që quhet Lavdie, që është në klasën e shtatë dhe është pianiste dhe këndon. Mëson shumë në shkollë.
Vajza juaj, flet shqip?
Po, sigurisht, shumë mirë madje.
Atëherë, jeni një familje më shumë se shqiptare. Si e gjetët një bashkëshort shqiptar nga Presheva, kur jetonit në Damask?
E kam njohur në Damask. Erdhi me një gazetar në shtëpinë tonë për t’i bërë nënës një intervistë dhe kështu u takuam.
Nëna juaj, u gëzua për martesën tuaj me shqiptar?
Po, shumë.
Ishte dakord menjëherë?
I pëlqente ideja se është shqiptar. Por, pastaj, i dërgoi edhe një letër Ibrahim Rugovës.
Për ç‘arsye?
Që ta pyeste për familjen e Ibrahimit. I tha se “Ibrahim Ahmeti ka kërkuar dorën e vajzës sime. Dua ta di nga ju nëse duhet t’ia jap apo jo”. I kërkoi miratim. Ai i tha që ishte dakord dhe se do të bënte shumë mirë.
Ibrahim Rugova, e njihte bashkëshortin tuaj?
Jo, njihte familjen e tij në Preshevë.
Po të tjerët qenë dakord, apo vetëm nëna?
Në fillim nuk donin që unë të martohesha, se iu dukej sikur do të ikja larg. Vija nga një familje shumë e madhe dhe nuk donin që të shkoja me Ibrahimin në Serbi, ku është Presheva sot, ndërsa për në Shqipëri s’e kishin edhe shumë problem, se thoshin, është shteti i nënës tënde. I vunë kusht Ibrahimit që të jetonte atje me mua, në Siri, kështu na lejuan të martoheshim.
Me kë kishte tjetër korrespondencë nëna juaj përveç Ibrahim Rugovës?
Edhe me z. Sali Berisha kur ky ishte president. I ka shkruar disa herë.
Kërkonte diçka prej z. Berisha?
Jo, në fillim i shkroi për ta uruar si president e më pas, di që i ka shkruar një letër ku i thoshte “mos lejo që të rikthehet komunizmi”. E urrente nëna ime komunizmin, prej tij kishte përfunduar në Siri, prej komunizmit kishte qenë emigrante politike, larg atdheut dhe të afërmve. Të njëjtën gjë i ka thënë edhe Ibrahim Rugovës, “mos lejo që të kthehet situata mbrapa në kohë”. Ideja kryesore e kërkesa kryesore e saj, ndaj z.Berisha e z.Rugova, ishte: Mos e lëshoni rrugën e nisur, lirinë.
E mbante mend kryeministri nënën tuaj?
Po, i mbante mend letrat.
Si është gjysma juaj siriane?
Është një familje e madhe dhe me emër. Jam fëmijë i vetëm dhe njerëzit e babait më duan shumë. Halla, më merr çdo ditë në telefon, edhe këto ditë që jam këtu, për të ditur se si jam. Si familja e madhe, edhe atje kemi shumë prona, trashëgojmë edhe objekte antike, që ndonëse janë shtetëzuar, janë në emrin tonë, si për shembull një varr i tërë me florinj, të cilin vijnë ta vizitojnë. Nga ana e babit vij nga një familje me 300 vite traditë politike, me kryeministra. Prona kemi edhe në Liban. Babai nuk ka punuar asnjëherë, edhe pse kishte mbaruar studimet.
Familja e babait, nuk iu ka paragjykuar për shkak të origjinës shqiptare apo dashurisë për Shqipërinë?
Jo, asnjëherë. Ata e dinin se nëna vinte nga një familje e madhe dhe vetë ata ishin familje e madhe, të edukuar dhe të kuptueshëm.
Nga familja juaj, vetëm ju jeni e martuar me shqiptar?
Po. Vajzat e tezes janë të martuar me sirianë, madje familja ku është martuar njëra prej vajzave të tezes, është pasardhëse e Profetit Muhamed.