E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekuestrohet 5 kg drogë, pranga një burri

Automjeti tip bot uji po shkonte në drejtim të Vlorës, por udhëtimi i tij është ndalur shpejt dhe droga s’ka arritur të shkonte në destinacionin e duhur.

Operacioni është realizuar sot në mëngjes në aksin Gjirokastër-Memaliaj, ku është ndaluar edhe drejtuesi i automjetit, shtetasi Maksim Shahu, 40-vjeç, nga Gjirokastra.

Droga ishte e ndarë në katër pako brenda botit me peshë të ndryshme, ndërsa e gjithë sasia ishte pesë kilogramë Mariuanë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›