E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa ndaj kompanive që mashtrojnë me reklamat

Një prej kompanive është edhe Albanian Airlines, për të cilën ka pasur shumë ankesa nga konsumatorët.

“Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve urdhëroi Albanian Airlines të ndalojë menjëherë shkeljen dhe të marrë masat për ndreqjen e praktikave të tilla çorientuese, sipas kërkesave të Ligjit “Për mbrojtjen e konsumatorëve””, deklaroi Besian Pesha, Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Tregtare tek Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Ai shtoi se ky komision po vazhdon hetimin e e ëebsit-eve të kompanive të tjera ajrore në lidhje me publicitete të tilla.“Forcimi i ligjit dhe zbatimi i tij, komunikimi me konsumatorin dhe bizneset, lidhja e pandërprerë me shoqatat e konsumatorëve, monitorimi dhe ndërhyrja në treg ndaj praktikave të pandershme apo mashtruese tregtare dhe sensibilizimi i të gjithë opinionit publik në lidhje me të drejtat e konsumatorëve dhe instrumentet mbrojtës ndaj tij kanë qenë, janë dhe do të jenë synimet gjatë këtij mandati”, vijoi Pesha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›