E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Obamazgjedh plazhet eSpanjës për të pushuar

SPANJE- Familja e presidentit Obama ka mbërritur sot në Spanjë ku pritet të kalojnë 5 ditë pushime në një vilë luksoze. Zonja e parë së bashku me fëmijët dhe disa miq kanë rezervuar 70 dhomat e resortit të mrekullueshëm të quajtur Vila Padjerma në Malaga.

Mishele mbërriti sot në Spanjë ndërsa përgatitjet për ti ofruar komoditet familjes presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nisën prej disa ditësh.

Ndërkaq edhe masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm në hotel por dhe në zonën përreth ku nuk mungoi bashkëpunimi mes zyrtarëve të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë dhe forcave speciale spanjolle.

Mësohet se një pjesë e mirë e plazhit do të mbyllet në mënyrë që të përdoret vetëm nga turistët specialë të Shtëpisë së Bardhë.

Gjatë kësaj vizite familja Obama pritet të organizojë disa udhëtime edhe në Palma de Majorka si dhe të takohet me familjen mbretërore ku nuk përjashtohen festat gala për bamirësi.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›