Berlin, zbulohetpianoja e Moxartit?
BERLIN- Një piano që u zbulua kohët e fundit në Gjermani besohet të jetë një ndër ato që ka përdorur Wolfgang Amadeus Moxarti, ndërkohë që vlera e saj është miliona euro, njoftoi sot radiotelevizioni gjerman ''SWR''.
Martin Becker, prodhues pianosh në Baden-Baden, rajon jugperëndimor gjerman, e kishte blerë instrumentin nga mesi i viteve '80 nga një antikuar në Strasburg.
''Pasi e kishte parë pianon fillimisht në një pikturë në Vjenë, ku paraqitej kompozitori i madh austriak Josef Haydn duke i rënë tastierës së saj, Becker bëri të ditur se ndoshta bëhej fjalë për instrumentin e kërkuar që prej shumë kohësh në të cilin ka luajtur Moxarti gjatë udhëtimit të tij në Strasburg", shtonte ''SWR''.
Një grup ekspertësh aktualisht po ekzaminon pjesët përbërëse të pianos. Shtëpia e Ankandeve 'Christie''s' konfirmoi se instrumenti në fjalë ishte një ndër tetë pianot e mirënjohura nëpër botë, të prodhuara në vitin 1775 nga Christian Baumann.
(m.a/ata/BalkanWeb)