Gjirokastër, shembet tavani i kopshtit

Ngjarja në lagjen "Zinxhira", në qytetin e ngurtë. Policia shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet kanë nisur për të zbardhur rastin.
Në këtë kopsht mësojnë rreth 70 fëmijë, të cilët fatmirësisht nuk ishin brenda ambienteve në momentin e ngjarjes. Policia e Gjirokastrës njofton se tashmë në kopshtin "Shpresa Demaj" ka nisur një hetim i hollësishëm për të saktësuar shkaqet që sollën shembjen e tavanit. Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Bashkia e Gjirokastrës, përmes nënkryetarit të saj, Vangjel Muço.
"Prej më se 13 vjetësh kopshti në lagjen "Zinxhira" nuk ka përfituar asnjë fond për rikonstruksionin e saj", thotë Muço, ndërsa nënvizon se fatmirësisht, ky incident nuk është shoqëruar me të plagosur. Ai theksoi se një vit më parë, buxheti i shtetit akordoi fondin prej 7 milionë lekë, i cili u dogj, pasi procesi i tenderimit nuk u zhvillua për mungesë të mospjesëmarrjes të paktën të 3 firmave të ndërtimit. /Start/
2011-05-16 15:07