E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Tirana shënoi fitore të paprecedentë

Gjatë një konference nga selia blu, Berisha u shpreh se qytetarët shqiptarë kanë votuar blu.

"Unë nuk shpall asnjë fitues, por unë dhe forca ime politike do të qëndrojmë në mënyrë të vendosur prapa çdo votë të qytetarëve. Tirana votoi blu, sepse fushata këtu u drejtua me shkallen më të lartë të qytetarisë, nga kandidati i “Aleancës për Qytetarin”", tha Berisha.

Ai shtoi se do të ndiqen rrugët e ankimimit për rezultatin dhe se ta kundërshtosh atë është goditje për sistemin. Berisha tha se “Tirana shënoi një fitore të pa precedentë për këtë koalicion, Tirana votoi blu”.  “Sot unë ndaj mirënjohje për të gjithë shqiptarët që na besuan votimin politik në këshillat komunalë dhe bashkiakë. Partia Demokratike dhe aletatët e saj kanë marrë 140 mijë vota më tepër”, shtoi kryeministri.

 Kryeministri Berisha nënvizoi se për emrin e fituesit për kryebashkiakun e ri, do të presë vendimin e KQZ-së. "Ne jemi fitues në 7 minibashki dhe unë nuk kam shpallur asnjë fitues, por këto janë rezultate të KZAZ-ve, të cilat në ligjin elektoral, kanë autoritetin që të shpallin fituesin për minibashkinë. Ndërsa, po sipas ligjit elektoral, fituesin e KZAZ-së së Tiranës e shpall KQZ-ja. Unë nuk shpall asnjë fitues, por unë dhe forca ime politike qëndron në mënyrën më të vendosur prapa çdo vote të qytetarëve shqiptarë", u shpreh kreu i qeverisë.

Sipas tij, çdo përpjekje për të cenuar të drejtën e ankimimit është goditje në zemër të sistemit."Çdo përpjekje për të cenuar të drejtën e kontestimit është një goditje në zemër të sistemit dhe është gjëja më e papranueshme ndaj cilitdo. Jam i bindur që KQZ-ja dhe gjykatat shqiptare e kanë këtë parim themelor të sistemit zgjedhor shqiptar. Por, do të flas, pasi ta shpallë KQZ-ja", u shpreh Berisha. 
/S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-16 13:30
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›