E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati diploma e re për maturantët

Kjo diplomë përveç në gjuhën shqipe, do të jetë edhe në anglisht për t’u dhënë mundësi maturantëve që do të shkojnë jashtë vendit.

Diploma në përmbajtje të saj do të ketë gjeneralitetet përkatëse të nxënësit dhe konfirmimin që ka mbaruar studimet e mesme në shkollën përkatëse. Ndërkohë, bashkangjitur diplomës, do të jetë edhe suplementi shoqërues, në të cilin do të evidentohen të gjitha rezultatet në nota të arritura nga maturanti gjatë katër apo pesë vjetëve të shkollimit për të gjitha lëndët që ka studiuar.

Po ashtu, në suplementin apo listën e notave do të shënohen edhe rezultatet e arritura në katër provimet e detyruara të maturës 2011.

Sipas MASH, kjo diplomë do të lëshohet vetëm në rastet kur maturantët do të klasifikohen kalues në të katër provimet që do të jepen gjatë muajit qershor, ku përfshihen dy lëndët e detyruara dhe ato me zgjedhje. Këtë javë pritet që të mbyllet viti shkollor, ndërsa më 26 maj nis sezoni i provimeve të Maturës Shtetërore, periudhë që përfundon më 30 qershor 2011. /Start/

                                                                                             2011-05-16 15:41
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›