Nis sot zbrazja e kutive të votimit

Grupet e punës pritet të shkojnë në Lundër ku ndodhen kutitë dhe të nisën punën për veçimin e dokumenteve që do të shkojnë në Arkivin e Shtetit, dhe materialeve që do të grumbullohen për t’u djegur.
Vendimi është dhënë nga kreu i KQZ-së, Arben Ristani, por është kundërshtuar nga anëtarët e opozitës në këtë komision. Të gjitha kutitë që ruhen në magazinat e Lundrës, një fshat në afërsi të Tiranës do të transportohen për në KQZ nga ku do të nisë puna.
Sipas vendimit të marrë nga KQZ në datën 29 dhjetor 2010, me hapjen e kutive, materialet zgjedhore do të dërgohen në Arkivin Qendror të Shtetit, ndërsa fletët e votimit do të digjen.
Për kreun e KQZ-së, Arben Ristani, djegia e fletëve të votimit është një proces normal, çka sipas tij, kësaj here iu kushtua vëmendje vetëm nga politika. Ndërsa nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, tha se vendimi është i nxituar dhe zbrazja e kutive mund të bëhej edhe një muaj para zgjedhjeve.
2011-01-07 08:38
[