Shkodër, forcat RENEA prangosin 32-vjeçarin

Operacioni i koduar “Alpet e Nikçit” u finalizua me arrestimin e shtetasi Behar Dedaj, 32-vjeç, banues në fshatin Nikç, Malësi e Madhe. Ky shtetas akuzohet për prodhim e mbajtje të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrolleve në banesën dhe stanet e tij, policia ka asgjësuar 192 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, si dhe janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 kg e 400 gram drogë po kanabis.
Sasia e drogës është sekuestruar kohë më parë, ndërkohë që gjykata e Shkodrës kishte vendosur masën e “arrest me burg” ndaj 32-vjeçarit, duke e akuzuar atë gjithashtu për kanosje për shkak të detyrës. Pas kundërshtive të shumta për t’u dorëzuar, forcat RENEA kanë mundur të arrestojnë 32-vjeçarin. /S.Ll/Start/
2011-01-07 08:45
[