E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokaster shirat shembin murin e kalase 900-vjecare

/ /

Pas shirave te vazhdueshem qe perfshine krejt rajonin jugor disa dite me pare eshte rrezuar pjesa e nje muri qe perbente njerin prej 4 harqeve te nje objekti te vendosur ne qender te keshtjelles se Gjirokastres. Shembja ndodhi ne pjesen perendimore te sheshit te madh ku zhvillohet nje here ne kater vjet Festivali Folklorik Kombetar. Perpara harkut te demtuar vetem dy apo tri vjet me pare ka dhene koncert sopranoja e njohur shqiptare Inva Mula. Burimet nga Zyra per Administrimin dhe Koordinimin e Qytetit Muze te Gjirokastres e cila ka nen administrim keshtjellen me status Monument Kulture pranojne se rrezimi i murit ndodhi gjate nates dhe kjo beri qe shembja mos te rrezikonte jeten e vizitoreve dhe te punonjesve te sherbimit qe levizin gjate dites poshte ketij objekti. Muri i cili ishte pike mbeshtetjeje e harkut te katert te shkalleve qe gjenden perpara skenes se festivalit ndodhet ngjitur me rrugen ku qarkullojne vizitoret dhe stafi i sherbimit ne kala. Drejtori i Drejtorise Rajonale te Kultures Kombetare Spartak Drasa ka pohuar se shkak i rrezimit eshte bere lageshtira e shkaktuar nga reshjet e fundit. Pjesa e rrezuar eshte nje fragment muri dhe e nje harkade guri te restauruar per here te fundit ne vitet 70-80 ne shkallet qe presin vertikalisht sheshin ku qendrojne spektatoret ne kohen qe zhvillohet aktiviteti ne skene. Shembja e harkut ka ndodhur ne pjesen e lidhjes se murit origjinal me nje pjese te restauruar ne periudhen e lartpermendur dhe dy jane arsyet e kesaj shembjeje se pari reshjet e vazhdueshme e kane bymyer murin duke shkaktuar demtimin e llacit lidhes dhe se dyti fakti qe prej restaurimit te fundit 35 vjet me pare kjo pjese e keshtjelles nuk eshte hidroizoluar per te ruajtur kompaktesine e murit ne kete pjese ku eshte edhe harku me i madh i objektit me kater harkade te njepasnjeshme shprehet drejtori i Monumenteve Spartak Drasa. Vetem nje vit me pare nje projekt restaurues hidroizolimi shpetoi nga rrenimi apo demtimi vendin ku ekspozohen trofete e Luftes se Dyte Boterore. Sipas Drases nje projekt qe pritet te filloje se shpejti synon hidroizolimin e nje siperfaqeje prej 3500 meter katrore ne kala. Kjo kala e ndertuar qe prej shekullit XII eshte demtuar dy here kryesisht ne muret e saj rrethues te cilet tashme jane restauruar. Historia e kalase

Kalaja e Gjirokastres e ndertuar fillimisht ne shek. XII dhe e rindertuar nga Ali Pashe Tepelena ne periudhen mes viteve 1805-1809 mban statusin Monument Kulture i kategorise se pare dhe gjendja e saj paraqitet ne pergjithesi e mire. Ndertuar siper nje shkembi ajo ka formen e nje kryqezori te vendosur ne lartesine mbi 400 metra mbi nivelin e detit ne nje pozicion strategjik dhe mbizoterues jo vetem per lagjet e qytetit vendosur perreth keshtjelles por per te gjithe luginen e Drinos. Planimetria e pergjithshme e mureve rrethuese qe shkojne deri ne 40 metra te larte ka forme te crregullt dhe ne distanca te ndryshme mbi keto mure jane ngritur shtate kulla mbrojtese ne forme poligonale dhe trapezoidale. Keshtjella ka gjithsej kater hyrje prej te cilave tri jane kryesore dhe njera e dores se dyte.

GJIROKASTER/ PIRO NASE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›