Vrasja e Iriqit autori ne gjyq
LUSHNJE - Autori i arrestuar per vrasjen e Iriqit ne Lushnje pritet te dale sot per mase sigurie ne Gjykaten e Rrethit. Orgest Bilbili u prangos 3 dite me pare pasi sipas policise ndaj tij kishte prova te forta se eshte personi qe qelloi Gerti Lalen ne korrik te ketij viti. U deshen disa muaj qe policia te hetoje per krimin ndaj 29-vjecarit Lala i njohur ne qytetin e Lushnjes si i implikuar me anetaret e bandes se saj. Vetem sot ne gjykate ne prani dhe te avokatit mbrojtes pritet te mesohet deshmia e 20-vjecarit Bilbili. Gjate diteve te izolimit Bilbili ka mohuar te kete gisht ne vrasje. Nderkohe nga Policia e Qarkut Fier u pohua se per ngritjen e akuzes ndaj tij ka ndihmuar e ema e viktimes e cila njohu 20-vjecarin si vrasesin e te birit. Zyrtarisht policia deklaroi se vrasja e Lales ka lidhje me disa ngjarje kriminale qe kane ndodhur ne qytetin e Lushnjes vitet e fundit. Megjithate nuk u be specifikimi i tyre per shkak te hetimeve qe jane duke u zhvilluar.