Prostituta e mitur kapen dy tutoret
Policia e kryeqytetit pohoi dje se kishte perfunduar me sukses operacionin e koduar Liqeni i cili u realizua nga specialistet e Seksionit Kunder Trafiqeve prane Policise se Tiranes. Ne perfundim te operacionit u be i mundur arrestimi i te dy 23-vjecareve kryeqytetas Elis Tafa dhe Emiliano Rrapushi te akuzuar per shfrytezim prstitucioni si dhe dy vajzave me iniciale Z.M. dhe F.C. respektivisht 21 dhe 17 vjec lindur dhe banuese ne Tirane. Sipas policise gjate ecurise se zhvillimit te hetimit ndaj te arrestuarve ne bashkepunim me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane eshte regjistruar procedimi penal ne ngarkim te
tyre i cili eshte ndjekur me metoda speciale hetimi. Prej kesaj ka rezultuar se dy djemte Tafa dhe Rrapushi ne bashkepunim me njeri-tjetrin dyshohen se per nje periudhe gjashtemujore kane shfrytezuar per qellime prostitucioni dy vajzat 21 dhe 17 vjece kjo e fundit ne moshe zyrtarisht te mitur.
Hetimi
Policia tha zyrtarisht dje se nga hetimi i zhvilluar deri me tani ka rezultuar se klientet vip siguroheshin nga shtetasit Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi me qellim shfrytezimin e tyre kundrejt pageses ne hotele te ndryshme luksoze ne Tirane. Materialet hetimore te perpiluara nga hetuesit ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane kurse dy djemve u eshte komunikuar paraprakisht akuza e shfrytezimit te prostitucionit ndersa vajzat dyshohen te kene konsumuar vepren penale te ushtrimit te prostitucionit. Gjate diteve ne vazhdim pritet qe kater te arrestuarit te dergohen ne Gjykaten e Tiranes per tiu caktuar mase sigurie. Ende nuk dihet se cili eshte qendrimi i te arrestuarve perballe akuzes pasi pritet qe ata te japin shpjegime gjate seances gjyqesore perpara gjyqtares se gatshme te javes se ardhshme ne Gjykaten e Tiranes. Burime prane hetimit pohuan dje se dy djemte Tafa dhe Rrapushi ne bashkepunim me njeri-tjetrin gjenin kliente per dy vajzat kryesisht shtetas te huaj dhe i dergonin ato prane hoteleve luksoze ne kryeqytet. Sipas policise djemte u merrnin klienteve te prostitucionit shuma 150 - 200 euro.
Ne prill u kapen tutoret e tri prostitutave VIP
TIRANE - Me 23 prill 2010 dy persona u arrestuan pas dyshimeve se shfrytezonin per ushtrim prostitucioni tri vajza qe kishin per kliente persona VIP kryesisht me shtetesi te huaj te cilet paguanin per cdo rast 200-400 euro. Besim Lami 33 vjec banues ne Tirane u arrestua per shfrytezim prostitucioni ne rrethana renduese me shume se nje here bashke me Gentjan Buzin 33 vjec i denuar me pare per shfrytezim prostitucioni dhe moskallezim krimi. Ne hotele te ndryshme ata u akuzuan se kishin shfrytezuar per prostitucion tri vajzat me iniciale G. M 24 vjece nga Korca banuese ne Tirane O. C 22 vjece nga Skrapari banuese ne Tirane dhe F. Ll 23 vjece banuese ne Kruje.
Fatos Mahmutaj