E Diel, 1 Nëntor 2026

SHKODER-PUKE/ Fundjava kapen 4 te kerkuar

SHKODER - Fundjava con ne pranga 4 persona te kerkuar nga policia e Shkodres dhe e Pukes per vepra te ndryshme penale. Personi i pare qe ka rene ne rrjeten e Fundjaves eshte 32-vjecari Besnik Vila 32 vjec nga fshati Golem komuna Rrethina Shkoder. Arrestimi i tij eshte bere ne baze te nje urdhri te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder pasi Vila ishte person i shpallur ne kerkim per plagosjen me cifte te nje bashkefshatari te tij. Njekohesisht komisariati i Shkodres ka ndaluar 55-vjecaren Xh.Mucaj nga fshati Vukatane komuna Gur i Zi per kallezim te rreme. Njekohesisht efektivat e policise se komisariatit te Pukes kane bere arrestimin edhe te 21-vjecarit Kujdes Alijaj 21 vjec i akuzuar se ka vene zjarr te qellimshem ne banesen e shtetasit F.P ndodhur ne gusht te ketij viti ne Puke. Komisariati te Pukes ka bere edhe ndalimin e Edison Malgjonit 20 vjec i akuzuar per vjedhje. r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›