E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster, shkaterrohet banda e grabitesve

Forcat e policise se Gjirokastres, ne bashkepunim me ato te Tepelenes kane shkaterruar nje bande qe grabiste dyqanet ne rrethet jugore te vendit.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave ne pranga kane rene 5 persona.

Sipas burimeve, gjate kontrolleve ne banesen e tyre jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale mallra dhe shuma parash te vjedhura ne dyqane.

Madje, ne nje prej banesave u gjeten edhe 14 kallepe tritol, qe sipas hetuesve perdorej per te trembur pronaret e dyqaneve. Burimet shtojne me tej se materialet i kane kaluar prokurorise se rrethit per procedim penal.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›