Socialistët e Partisë së Edvinit, të marrë peng nga Edvini i Ramizit dhe Nexhmijes

Me gjithë parullat e socialistëve të shekullit të ri, ligjin po e bëjnë të dërguarit e fosileve të gjalla të komunizmit enverist, Nexhmijes dhe Ramizit. Marrja peng e së majtës prej bashkimit të këtyre fosileve me perversitetet dhe ylberizmin, një fatkeqësi që duhet ndalur me izolimin shoqëror të këtyre pseudosocialistëve
Në metodën e saj “të punës” Partia Socialiste, ka zgjedhur që për çdo ditë, të nxjerrë nga dy përfaqësues të “politikës së re” apo “Politikës së Socialistëve të Shekullit të Ri”, para gazetarëve, e bindur se mediat, në përmbushje të detyrimit të ruajtjes së balancës, do të marrin ca plane, e do t’i transmetojnë ato më pas në televizon.
Kemi parë më herët Erjon Braçen, Taulant Ballën e Besnik Baren, por shfaqja tek këto poltrona e Gramoz Ruçit, Valentina Leskajt, Namik Dokles apo Arta Dades paraqet në të vërtetë thelbin e politikës së re të Edvinit. Mjafton të shohësh Valentina Leskajn apo Arta Daden për ta parë se sa kuptim kanë “ikonat” (jo të Shën Mërisë), por të “politikës së re”, d.m.th.: “politika e shekullit të ri”.
Se ç’lidhje ka Arta Dade me “politikën e re” apo “politika e shekullit të ri”, nuk ka dreq ta kuptojë këtë, megjithëse, nuk mund të rrihet pa konstatuar se vetë Arta Dades, duhet t’i shërbejnë këto koncepte, për shkak se mbiemri “i ri” apo “e re”, i jep asaj të drejtën morale, të ndjehet ca më e freskët dhe më e lehtësuar, nga vitet që mban mbi supe. Por vetëm për këtë pjesë ajo duhet të ndjehet “e përkëdhelur”, sesa për ndonjë gjë “të re” që ajo mund të ofrojë në politikë, është njësoj sikur të besosh se Namik Dokle (një tjetër i vjetër i shekullit të ri), bie fjala, mund të bëhet kryetar i FRESSH-it, apo-apo Gramoz Ruçi (ikona e të vjetrit të ri!!), mund të besohet se është “novator” në politikë. Të mos kalojmë pastaj te militimi i Valentina Leskaj për vite me radhë në krye të Lidhjes së Gruas Komuniste, përkrah Nexhmije Hoxhës, apo tek Skënder Gjinushi, i kudogjendur tek poltronat e vjetra të Ramiz Alisë.
Kjo aradhë e shekullit të vjetër, atij shekullit të diktaturës komuniste enveriste, është bash bërthama e politikës së Edvin Ramës. Po të përjashtojmë ylberistët që shfaqen aty-këtu, e që domosdo janë veç kontornot e politikës, ikonat e enverizmit, që kanë mbijetuar në politikë janë mbërthyer fort (më shumë se leshterikët) tek demagogjia e Edi Ramës, e për këtë ata do të jenë sërish në ballë të socialistëve të Shekullit të Ri.
S’ka nevojë të ndalesh te pamja qesharake e Edi Ramës me Erion Braçen, as te kontrasti mes Valentina Leskajt e Ajola Xoxes, për të kuptuar se Edi Rama është tëpkë Ramiz Alia, ndoshta me zë më të trashë e me sjellje arrogante që lexohet më shpejt. Një nomenklaturë e fortë e enverizmit po gjallon në politikën e majtë, e ka marrë atë peng me anë të perversiteteve e ylberizmave, dhe as liftingu (fizik e politik) e as poltrona e shekullit të ri nuk e distancon dot nga Spiro Koleka e nga krimet e komunizmit. Ata janë kudo dhe momenti më i vërtetë i kësaj politike mbetet qëndrimi ndaj ligjit për hapjen e dosjeve. Aty shkumëzojnë njëlloj të gjithë, me lifting e pa lifing, me zë të hollë apo me fytyrë të vrerosur, janë të gjithë së bashku, në përpjekje për të mbështetur ikonat shpirtërore të aradhës dhe pinjollët që vegjetojnë në administratën shtetërore.
Është fatkeqësi për Shqipërinë që socialistët e shekullit të ri po merren peng nga leshterikët komunistë të shekullit të vjetër. Prandaj në këtë shtrat analize, ka rëndësi të kuptohet se sa e fortë është sot e gjithë ditën lidhja mes Edvin Ramës, gjysmëdajës së tij Spiro Koleka dhe fosileve të gjalla të komunizmit, Ramiz Alia e Nexhmije Hoxha.